Basha: Nuk i njohim ndryshimet kushtetuese |Lajme-News

2020-08-04 0

Opozita e bashkuar nuk i njeh ndryshimet kushtetuese të miratuara në parlament. Pas një takimi që zhvilloi me aleatët e tij në selinë blu, kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi kryeministrin se e ka kthyer parlamentin në çirak të interesave të tij personale, duke bërë që në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në vend të miratohen në mënyrë të njëanshme ndryshime kushtetuese, pas së cilave fshihet qëllimi i kreut të qeverisë për të hequr koalicionet parazgjedhore.

?Kuvendi gjysmak i Shqipërisë tregoi sërish, se nuk udhëhiqet nga interesat e qytetarëve, por është vetëm një çirak i interesave politikë të Edi Ramës. Interesi i qytetarëve sot u shkel me këmbë nga kryeministri në ikje dhe vartësit e tij. Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura. Listat janë të hapura vetëm nga fundi i tyre, sepse Edi Rama refuzoi propozimin tonë për të hapur listat 100% dhe për të mos prekur koalicionet. Sot në kuvendin gjysmak, Edi Rama dhe vartësit e tij shkelën me këmbë ligjet, shkelën Kushtetutën. Ata shkelën me këmbë historinë tonë. Ata shkelën me këmbë konsensusin, të cilin u detyruan ta firmosin.?

Ndaj dhe në emër të opozitës së bashkuar, kryedemokrati paralajmëroi mosnjohjen e ndryshimeve të miratuara nga parlamenti.

?Ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit dhe 14 janarit janë të papranueshme, nuk janë të detyrueshme për Opozitën, dhe aq më pak për qytetarët.?

Pas asaj që e cilësoi makinacion të Kryeministrit në ikje tha se fshihet frika e përballjes me qytetarët. Ndryshimi sipas Bashës është i pashmangshëm, ndërsa paralajmëroi se betejën në mbrojtje të demokracisë do ta vijojë me qytetarët.

?Fuqia jonë është tek vota dhe mbështetja e qytetarëve. Vazhdojmë betejën për demokracinë, votën e lirë dhe fitoren e zgjedhjeve. Atyre që kërcënojnë të na kthejnë në të shkuarën e partisë-shtet, ne do t?u tregojmë se nuk ka më kthim pas. Prandaj, ne do të vazhdojmë betejën për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur votën e lirë, dhe për të fituar zgjedhjet bashkë me shqiptarët?.

Opozita refuzoi në Këshillin Politik koalicionet parazgjedhore me lista të përbashkëta dhe hapjen e pjesshme të listave të deputetëve.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/